Maqedonasi shtyp me makinë familjen shqiptare, vdes tragjikisht 4-vjeçari

Kliko per me shume info

femijaKy është Almir Aliu, djaloshi katër vjeçar i cili u shtyp me veturë nga një maqedonas në Kumanovë pas një zënke që pati ky i fundit me familjen e vogëlushit të ndjerë.

Mediat e Kosovës raportojnë se sherri ka degjeneruar pas një zënke për arsye banale, respektivisht për shkak të radhës së pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit – Kumanovë. Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë, të cilët sipas versionit zyrtar të policisë, kanë përdorur edhe dhunë ndaj Iliçit, transmeton ‘Shenja’.

Kliko per me shume info

Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me veturën e tij të tipit “Mercedes” ka  tentuar të shtypë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar. Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre. Pasditen e djeshme, Almiri 4 vjeçar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit. Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar, ndërsa kryeshefi i policisë së Kumanovës dhe deputeti i BDI­së nga kjo zonë, Rexhail Ismaili bën thirrje për qetësi dhe t’i lihet ligjit dhe organeve të rendit të merren me rastin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here