Zbulohen email-et, ja çfarë bisedoi Manjani mbrëmë me ambasadorët

Kliko per me shume info

manjaniiDebati Xhafaj Manjani është lehtë të kuptohet sapo të lexosh emailet e plotë të ministrit, e maile te cilat deputeti socialist i përdori për shantazh në mbledhjen e konferencës së kryetarëve sot. Pas Konferencës, Manjani e ka cilësuar një shpifje të ulët deklaratën e Xhafës, duke lexuar e-mailin që i kishte nisur Xhafës duke i kërkuar të tërheqë deklaratën e tij.

Manjani: Lidhur me një email timin është shpifje shumë e rëndë dhe e papranueshme për mua, Xhafaj ka marrë një email nga OPDAT dhe ai ishte i mjaftueshëm që ai të mblidhe komisionin, përgjigja ime për negociatorët ka qenë në tekst kjo: Unë nuk e di për çfarë rishikimi të tekstit nuk keni rënë dakord, ka shumë ndryshime nga ajo që kemi rënë dakord të hënën, ka ndryshime të propozuara nga zyra e Ramës. Kërkesa ime për negociatorët është injoruar, kështu që unë nuk mund të shprehem as dakord as mosdakord në lidhje më këtë çështje në email, jam në kryesinë e Kuvendit dhe po pres, ky është emaili im.

Kliko per me shume info

I kërkoj miqësisht Xhafës, spekulime në fjalët e mia nuk lejoj për asnjë arsye aq më tepër në këtë moment kaq të rëndësishëm, kam qenë, e do jem mbështetës i reformës në drejtësi, nuk më lejohet të jap opinione personale si do Xhafa, ato t’i gjejë ku të dojë. Të keqpërdor fjalët e ministrit për qëllime politike ose personale është puna tij, i bëj thirrje të tërheqë sa tha, unë nuk jam shprehur që jam kundër, por kam thënë që nuk shprehem as pro as kundër me email.

Xhafaj: Neni duhet të vinte të votohej në komision, pasi kishim edhe pikën e mbetur pezull për formulën e komisionit të vetingut. Është e vërtetë që ka pasur një email që më ka ardhur mua nga përfaqësuesi I OPDAT, por është pjesërisht e vërtetë ajo që tha Vasili, nëse Vasili nuk e ka këtë email unë ia vë në dispozicion, edhe qëndrimin e negociatorit të tij. Nuk mund të përfshihet komisioni në një negociatë politike.

EMAIL-ET

20.07.2016 ora 22:47

NGA: Jon Smibert (OPDAT)

Te: Fatmir Xhafaj, Vali Bizhga, Engjell Agaci, Oerd Bylykbashi, Ylli Manjani; Donald Lu, Romana Vlahutin

Dokumenti i mëposhtëm përmban ndryshimet e propozuara nga Zyra e Kryeministrit si dhe propozimin shtesë nga BE-ja. Shpersoj që ky dokument të konsiderohet gati për kaluar Kuvendit. Për këtë qëllim, po përfshi edhe z. Xhafaj në këtë email. Duke qenë se është ora 22:45 ju lutemi mirëkuptoni se pjesëmarrja e OPDAT në mbështetje të negociatave është përfundimtare dhe se ne po shkojmë në shtëpi.

20.07.2016

NGA: Ylli Manjani ora 23:03

TE: Romana Vlahutin, Jon Smibert, Fatmir Xhafaj, Vali Bizhga, Engjell Agaçi, Oerd Bylykbashi, Donald Lu

Nuk e di si është teksti per te cilin po bini dakord. Ka shume ndryshime nga teksti mbi te cilin kemi diskutuar dhe rene dakord ne negociatat e te henes. Kerkesa ime per takimin e ekipit negociator u injorua. Keshtu qe nuk mund te bie dakord apo te mos bie dakord mbi (nepermjet) emailin. Jam akoma ketu ne zyrat e Parlamentit duke pritur.

20.07.2016 ora 22:45

NGA: Romana Vlahutin

TE: Jon Smibert, Fatmir Xhafaj, Vali Bizhga, Engjell Agaçi, Oerd Bylykbashi, Ylli Manjani, Donald Lu

Faleminderit John, ka vetem nje gabim te vogel qe eshte matematikor. 30 dite per te aplikuar dhe 7 dite per Presidentin te perfundoje procesin e verifikimit te kritereve administrative, jo 45 dite por me pak:)

emailet

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here