Polumbarët gjejnë dy makina në fundin e Lieqenit të Shkopetit

Kliko per me shume info

shkopetiiPolicia njofton se ka gjetur makinen që kishte rënë mëngjesin e sotshëm në liqenin e Shkopetit. Zbulimii saj eshte bere nga polombarët e RENEA-s.

Sipas policisë, brenda saj nuk kishte pasur njeri. Makina ishte zhytur në baltë. Polombarët kanë gjetur edhe një makinë tjetër rënë dy vjet më parë në të njëjtin vend.

Kliko per me shume info

Policia ka bërë me dije se në vijim të informacionit ku dyshohet se ka rënë një automjet në liqenin e Shkopetit, është identifikuar targa që ka përdorur automjeti që dyshohet se ka rënë në liqen.

Targa është AA 969 ND, që i përket automjetit tip benz në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara, Lushnje.

Targat janë denoncuar të vjedhura në janar të 2016 nga ky shtetas në Komisariatin e Policisë të rrethit Lushnje.

Bëhet me dije, se nuk është vjedhur automjeti, por vetëm targat. Polumbarët e RENEA-s, kanë mbërritur në vendngjarje.

Policia u vu në dijeni nga një peshkatar, i cili menjëherë njoftoi Komisariatin Burrel. Pas kësaj, u njoftuan polumbarët nga Tirana. Deri në këto çaste, nuk ka njoftim për viktima.

Makina e dytë, nuk ka të dhëna se kujt i përket dhe për më tepër të bëhet lidhja se për çfarë arsye ka përfunduar në liqen.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here