Makina përfshihet nga flakët në qendër të Vlorës (VIDEO)

Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë përballë ambulancës së qytetit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se automjeti tip "Ford" me targë AA271EL, me pronarë shtetasin A.R., 29 vjeç, banues në lagjen "Dëshmorët" ka qenë i parkuar përballë ambulancës dhe është përfshirë nga flakët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit ku për pasojë kemi vetëm dëmtime të pjesshme të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT