Makina e Teslës pa drejtues shkakton viktimën e parë

Kliko per me shume info

tesla-makinaMakina pa drejtues, me vetëkomandim, ka shkaktuar viktimën e parë. Aksidenti ndodhi të enjtes në Ëillston të Floridas.

Dëshmitarët okularë thanë se shoferi 40 vjeçar, Joshua Brown nga Ohio humbi jetën, teksa makina e tij u përplas me një kamion.  

Kliko per me shume info

Ky automjet, prodhim i Teslës,  Model S, komandohet pa drejtues, por në këtë rast nuk qe në gjendje të shmangte përplasjen fatale.

Në momentin e aksidentit drejtuesi po shihte një film të Harry Potter.

Sensorët e makinës rezultuan jo aq efikasë sa pritej, duke mos dalluar një kamion me plot 18 rrota.

Automjeti i vogël përfundoi nën rrotat e kamionit duke u dëmtuar rëndë dhe si pasojë drejtuesi i tij humbi jetën, ndërsa shoferi tjetër nuk pësoi dëmtime.

Në video mund të ndiqni pronarin e makinës me vetëkomandim, rreth një vit më parë, i entuziasmuar që zotëronte një nga shpikjet më të fundit të teknologjisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here