Urimi i Majkos për Bajramin: Me mend në kokë që të merremi vesh me njëri-tjetrin

Politikë

pandeli-majkoPolitikanët shqiptarë kanë uruar festën e Fiter Bajramit, për të gjithë besimtarët myslimanë. Deputeti socialistë Pandeli Majko, teksa ka qenë në Komunitetin Mysliman, për të uruar festën e Fiter Bajramit, duke uruar besimtarët kishte edhe një mesazh urimi për politikën.

Majko deklaroi se shpreson që kjo ditë të jetë ditë reflektimi për politikanët në mënyrë që të merren vesh me njëri-tjetrin..

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është pak rutinë deri diku e besdishme sidomos këto ditët e fundit, edhe për shkak të krizës politike që ne politikanët jemi përfaqësues të urimit, pasi kemi shumë detyra pa bërë qoftë përpara njerëzve, qoftë përpara zotit. Megjithatë më lejoni që me rastin e mbarimit të muajit të agjërimit uroj të gjithë besimtarët e besimit islam, jo vetëm në Shqipëri, por kudo që ndodhen, zoti t’ju pranojë lutjet dhe për të gjithë të tjerët mbarësi. Ndërsa ne politikanët me pak mend në kokë që të merremi vesh me njëri-tjetrin”, deklaroi Pandeli Majko.

ME TE LEXUARAT