Lura, e shkatërruar. Një shtetas në kërkim

Aktualitet

1469874601pishaaaaOperacioni ‘’Roja e Gjelbërt’’ në Dibër vazhdon. Prerjet e paligjshme të pishave në Lurë nuk ndalon. Një person është shpallur në kërkim ndërsa një tjetër po procedohet penalisht.

Në bashkëpunim me Policinë Pyjore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas ishte duke prerë disa pisha në një zonë jo të mbrojtur në fshatin Gurelurë, kanë shkuar menjëherë në këtë zonë ku ka rezultuar se:

Në fshatin Gurelurë Ekonomia Rajonale Lura 1, në një zonë jo të mbrojtur, u konstatuan 7 pisha të prera dhe të ndara në trupa, gjithësej 2.1 m3(metër kub)

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga veprimet e para hetimore si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se këto pisha i ka prerë shtetasi A.H, i cili porsa ka parë se në drejtim të tij po shkonte policia është larguar menjëherë në drejtim të pyllit. Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.

Një tjetër person është ndaluar nga policia në Bulqizë rreth orës 23:00, në qafën e “Buallit”, kanë kapur shtetasin L.B, 34 vjeç banues në Bulqizë, duke transportuar 9 m3(metër kub) lëndë drusore me mjetin kamion tip “Benz”, me targë BZ 2114 A, pa dokumentacionin përkatës.

ME TE LEXUARAT