Luiza Gega bën "show" në Rinas, përdor limozinë për vetëm 500 metra rrugë

Soft

luiza-gega-rinasDisa foto janë publikuar në rrjetet sociale nga lëvizja “Qytetarët për parkun”, ku shfaqen prapaskenat e pritjes së atletes Luiza Gega në aeroportin e Rinasit.

Në foton e parë shfaqet atletja në limuzinë ndërkohë që 500 metra më tej ajo del nga makina dhe vijon udhëtimin pa mjetin luksoz.

“Si e shfrytëzon për show Presidenti i Federatës se Atletikes Gjergj Ruli figurën e sportistes kampione duke e hipur në limuzinë para kamerave dhe duke e zbritur prapë 500 metra me tutje. As rrugën deri në shtëpi nuk i paguajnë”, shkruhet në postimin e lëvizjes “Qytetarët për Parkun”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atletja shqiptare u kthye nga Amsterdami, ku u shpall nënkampione Europe në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

luiza-gega-rinas

 

ME TE LEXUARAT