Koalicion me LSI? Ja përgjigja befasuese e Berishës

Politikë

berisha166Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk ka mohuar një koalicion të mundshëm mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një intervistë për televizionin “Klan”, Berisha shprehet se mes këtyre dy partive ka një traditë të mirë bashkëpunimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bashkëpunimi i PD-së me LSI-në varet nga rezultatet elektorale dhe shumë faktorë të tjerë, por nuk mund ta mohoj që këto dy parti kanë një traditë bashkëpunimi”, tha ish-kryeministri.

Berisha foli edhe për miratimin me sukses të reformës në drejtësi, duke thënë se ndryshimet kushtetuese u imponuan nga opozita dhe humbësi është Kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT