Gjermania me mungesa ndaj Francës, Low: Ndeshja s`ka favoritë

Kliko per me shume info

joachim-lowFrancë – Gjermani është gjysmëfinalja më interesante e Euro 2016. Trajneri Joachim Low kërkon një tjetër trofe pas suksesit në botëror 2 vite më parë, në atë aktivitet ku eliminoi Francën në çerekfinale.

Te ekipi gjerman do të ketë ndryshime për shkak dëmtimesh dhe kartonët, por Low ka besim te të gjithë.

Kliko per me shume info

Hummels është i skualifikuar, Gomez e Khedira janë të dëmtuar. Shqetësime ka shfaqur edhe Schweinsteiger.

Joachim Low, trajner i Gjermanisë: Duhet të ndryshojmë diçka, por kam besim te të gjithë lojtarët e mi, përfshi ata të cilët nuk kanë luajtur akoma, po kalojnë të gjithë një formë të mirë.

Në konferencën e zhvilluar të hënën Low bëri të ditur se e njeh mënyrën se si luan kundërshtari.

Joachim Low, trajner i Gjermanisë: Me Francën do të jetë si të përballemi me Italinë, por kjo skuadër ka një reshtim më pak mbrojtës, me Pogba e Matuidi, të cilët janë dy mesfushorë me tipare sulmuese.

Joachim Low është i mendimit se nuk ka favoritë edhe pse Franca mbështetet nga publiku i saj. Sfida do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Velodrome”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here