Vrasja e 34-vjeçarit/ Banorët: ‘Lokali i Verës’, vend prostitucioni e konfliktesh

Aktualitet

olsi-kaptinaVrasja e 34-vjeçarit Olsi Kaptina, në një lokal në rrugën “Londër”, në Kamzë, ka bërë që Policia e Tiranës të nisë edhe një hetim tjetër paralel, në lidhje me aktivitetin e dyshimtë që ushtrohet në “lokalin e Verës”.

Kanë qenë banorët e pallateve dhe banesave përreth këtij lokali, të cilët kanë dorëzuar firmat në Komisariatin nr.5, duke ngritur si shqetësim aktivitetin e paligjshëm që, sipas tyre, ushtrohet në atë lokal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorë të lagjes aty ku ndodhi ngjarja kanë thënë në Polici se kjo nuk është hera e parë që ndodhin konflikte të tilla në atë lokal. Ata thonë se i kanë shtëpitë fare pranë ndërtesës, që, sipas tyre, duket si shtëpi banimi, por është lokal, si dhe ka disa dhoma, ku dyshohet se ushtrohet prostitucion.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvrasja-ne-kamez-banoret-lokali-i-veres-vend-prostitucioni-e-konfliktesh%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=1ef498fe9eEdhe mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ata thonë se kanë dëgjuar zhurmë dhe të bërtitura, por nuk e kanë ditur se aty është plagosur një person. Banorët thonë se viktimën e njihnin, pasi është banor i zonës, ndërsa emrin e autorit e dëgjonin për herë të parë. Ndërsa kërkojnë nga Policia që t’i mbajë nën kontroll ambientet e tilla, në mënyrë që të mos ndodhë ngjarje si ajo e së dielës mbrëma.

Nga ana tjetër, në peticionin e tyre, ata shprehen se “lokali i Verës”, nuk kontrollohet as nga tatimorët dhe as nga Policia, për këtë arsye kërkojnë që të mbahet në monitorim, në mënyrë që të mos ketë ngjarje të rënda, por edhe pasi veprimtaria aty u sjell shqetësime. Burime nga Policia thanë dje se tashmë kanë nisur një hetim në lidhje me pretendimet e banorëve, duke bërë që ky të jetë një hetim paralel bashkë me atë të vrasjes së Olsi Kaptinës.

ME TE LEXUARAT