Plas skandali seksual, 8 lojtarë arrestohen për përdhunim

Bota

favor-seksualNjë skandal ka shpërthyer në Finlandë, ku 8 lojtarë të përfaqësueses së volejbollit të Kubës janë prangosur një ditë më parë me akuzën e “përdhunimit”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në hotelin e qytetit finlandez, aty ku është akomoduar ekipi. Ende nuk dihen detajet e përdhunimit apo emrat e lojtarëve, ndërsa policia finlandeze ka deklaruar se ata nuk do të mund të largohen të hënën bashkë me shokët e tyre, deri sa të përfundojë gjyqi, raporton “Associated Press”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kombëtarja e volejbollit të Kubës ndodhet në Tampere, për shkak se aty zhvillohet Kupa e Botës në volejboll.

ME TE LEXUARAT