Lirohen të akuzuarit për shpërthimin te ‘Sekiraqa’

Kosovë&Rajon

shperthimi-sekiraqaNjë trup gjykatësish me përbërje dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor kanë shpallur sot aktgjykimin ndaj ish-policëve Bejtullah Mehmeti, Bekim Suma, Luan Çerkini, Fadil Sadiku, Arbëresh Dalipi, Mehmet Mehmeti, si dhe ish-pjesëtarit të TMK-së, Afet Dalloshi, të cilët akuzoheshin lidhur me shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”.

Siç raporton gazetari i Kallxo, gjykata ka hedhur poshtë tri pikat e akuzës ndaj shtatë të akuzuarve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tri pikat e aktakuzës ishin: vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Trupi gjykues ka vlerësuar se dy ‘fajla’ të emërtuar “Ghost” dhe “Hermes”, për të cilët prokurori Hermes tha se prokurorja Maria Bamieh nuk ia ka zbuluar mbrojtjes, kanë përmbajtur dokumente që kanë mundur të jenë të dobishme për mbrojtjen e të akuzuarve.

Kryetarja e trupit gjykues Catrine Viteman tha në arsyetimin e vendimit të aktgjykimit se të drejtat vendore dhe konventa evropiane i garantojnë mbrojtjes të drejtën për të pasur të gjitha provat dhe kjo nuk është respektuar.

“Prokuroria nuk ka respektuar obligimet e saj të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Nga shpërthimi në lokalin “Sekiraqa” më 27 shtator 2007 qenë vrarë dy persona, Naim Murati dhe Pleurat Sllamniku, dhe plagosur 11 të tjerë.

Ish-policët e Policisë së Kosovës këtë hap e kishin ndërmarrë afër një muaj pasi ishte vrarë në Prishtinë polici Triumf Riza, ndërsa sipas Prokurorisë dyshohet se motiv i sulmit ishte hakmarrja.

Lidhur me këtë vrasje me 35 vjet burgim është dënuar Arben Berisha ndërsa për nxitjen e kësaj vrasje Enver Sekiraqa u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 37 vjet burg.

Lidhur me shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, ku Enver Sekiraqa është në cilësinë e palës së dëmtuar, me dënime afatgjate ishin dënuar policët Shpend Qerimi e Besnik Hasani, ndërsa ishte shpallur i pafajshëm Nystret Cena.

Prokurore e këtij rasti ishte prokurorja Mara Bamieh, e cila në një intervistë ekskluzive për Kallxo kishte rrëfyer se si 300 mijë euro i ishin dhënë një gjykatësi të EULEX-it për t’i liruar nga akuza tre persona që akuzoheshin në këtë rast.

ME TE LEXUARAT