Rikthehet importi i mbetjeve, tre deputetë të mazhorancës cojnë ligjin në Kuvend

shalsiiiTre deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë firmosur një propozim ligjor për të mundësuar importin e mbetjeve në Shqipëri, nje vendim i tentuar edhe nga qeveria Berisha dhe i anuluar nga ana e qeverise Rama ne diten e saj te pare te punes. Edhe pse një hap i tillë, siç pranojnë edhe deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni, “nuk ka qenë i parashikuar në programin analitik të akteve të Ministrisë së Mjedisit”, tashmë projektligji ndodhet në nisje të procedurave parlamentare.

Sipas deputetëve, akti i propozuar “rikthen të drejtën e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në vend”. “Ai i rikthen të drejtat që ka patur Këshilli i Ministrave, si pjesë e rrjetit të integruar të mbetjeve”, thuhet në propozim. Ai përcakton autoritetin pranë të cilit depozitohet kërkesa për importin e mbetjeve, si dhe autoritetin që e lëshon këtë akt. “Si pasojë e këtij parashikimi, bëhen edhe ndryshimet përkatëse në pjesën takuese të kundërvajtjeve administrative, me qëllim që mbetjet jo të rrezikshme të mos importohen pa u pajisur me dokumentacionin përkatës që specifikohet në këtë akt”, shprehen propozuesit.

Sipas tyre, akti i propozuar parashikon daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave, e ashtuquajtura “lista e gjelbër”, ose siç mund te thuhet ndryshe lista e mbetjeve që mund të importohen në Republikën e Shqipërisë, pasi akti që ka qenë në fuqi për këtë qëllim është shfuqizuar me Ligjin nr. 156/2013.
drafti-mbetjet

Kliko per me shume info

Nisma e tre deputetëve është justifikuar me mbështetjen për industrinë e riciklimit në vend. “Ndryshimet ligjore do të hapnin mundësi të mëdha ekonomike në sektorin e riciklimit, shoqëruar me krijimin e dhjetëra mijë vende të reja pune, rritje të rëndësishme të GDP-së dhe dyfishimin e eksporteve, referuar nga Shoqata e Ricikluesve”, thonë deputetët, por pa dhënë asnjë detaj konkret mbi efektet ekonomike të propozimit të tyre. Investimet në industrinë e riciklimit, sipas deputetëve, janë rreth 120 milionë euro, me rreth 35.000 të punësuar.

Propozimi i një nisme ligjore për lejimin e importit të mbetjeve përbën një ndryshon thelbësor në qasjen e qeverisë dhe shumicës parlamentare ndaj këtij problemi. Ndalimi i importit të mbetjeve ishte një ndër vendimet e para të qeverisë “Rama” në shtator 2013. Siç shkruajnë edhe deputetët propozues në relacionin e tyre, nevoja për të mbështetur industrinë e riciklimit të mbetjeve ka ndryshuar edhe qëndrimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here