Bashkia e Lezhës shpall “non grata” historianin turk

Kliko per me shume info

historianiiiBashkia e qytetit të Lezhës ka vendosur te shpalle “non grata” historianin turk, Talha Uğurluel, i cili pak ditë më parë, gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut, tentoi të shpërfytyrojë lavdinë dhe historinë e tij.

Bashkia Lezhë ka bërë me dije se pas publikimit të videos në rrjete të ndryshme sociale, ku vihej re se historiani turk, jo vetëm deformonte historinë e lavdishme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, por edhe denigronte figurën e tij, nuk do të lejohet më të vizitojë qytetin e Lezhës.

Kliko per me shume info

“Bashkia e Lezhës dënon gjuhën e përdorur dhe pabesinë e një grupi vizitorësh turq, të cilët gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut, duke shfrytëzuar mikpritjen, një vlerë universale të Kombit Shqiptar, shpërfytyrohen duke tentuar të tjetersojnë lavdinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Lezhë.

Ajo nënvizon se përmes një videoje të regjistruar nga vetë ata përmes një telefoni celular nuk zhbëhet historia. “Sqarojmë opinionin publik se grupi nga Turqia ka folur në gjuhën turke dhe nuk ka pranuar të komunikojë me ciceronin në gjuhën angleze, pasi kanë kuptuar se gjuha e tyre nuk kuptohej nga personeli i turnit pranë memorialit”, shkruhet në deklaratë.

Deklarata thekson se Gjergj Kastrioti dhe lavdia e tij në luftën antiosmane nuk errësohet nga një “historian” turk, të cilin Bashkia e Lezhës nuk do ta lejojë më që të vizitojë Memorialin.

“Nder dhe Lavdi të perjetshme Heroit të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti!”, përfundon deklarata e shpërndarë për mediat e Bashkisë Lezhë.

Historiani turk, Talha Uğurluel njihet si një studiues i periudhës osmane. Përveç publikimeve historike, ai drejton edhe disa ture turistike për qytetarët turq në vendet e rajonit.

Mësohet, se qëllimi i këtyre tureve është njohja e historisë së Perandorisë turke në zonat kur dikur shtrihej Perandoria Osmane.

Është bërë me dije, se leksioni i dhënë një ditë më parë te Memoriali i Skenderbeut në qytetin e Lezhës, është pjesë edhe e cikleve të leksioneve që Uğurluel mban në universitetet turke.

Çuditërisht, deformimi historik i Heorit tonë Kombëtar dhe mllefi ndaj tij, nuk mund të ndikojë nga një historian që si burim kryesor të jetës së tij akademike ka deformimin e fakteve e aq më tepër, në kohën kur nga historian të huaj në lidhje me figurën e Skenderbeut janë shkruar mbi 175 vepra.

Në vazhdën e kësaj optike, tentativa e një historiani, të krijon përshtypjen se nuk është asgjë tjetër veçse një luftë me mullinjtë e erës. Asgjë më shumë se kaq.

Megjithatë, opinioni publik në vend, pas njohjes me materialin video të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale është shokuar, përveç reagimit të Bashkisë Lezhë, me shumë mundësi, ai pret edhe një reagim nga Ministria e Kulturës apo dhe nga institucionet e tjera të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike.ka shpallur “non grata” historianin turk, Talha Uğurluel, i cili pak ditë më parë, gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut, tentoi të shpërfytyrojë lavdinë dhe historinë e tij.

Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, Bashkia Lezhë ka bërë me dije se pas publikimit të videos në rrjete të ndryshme sociale, ku vihej re se historiani turk, jo vetëm deformonte historinë e lavdishme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, por edhe denigronte figurën e tij, nuk do të lejohet më të vizitojë qytetin e Lezhës.

“Bashkia e Lezhës dënon gjuhën e përdorur dhe pabesinë e një grupi vizitorësh turq, të cilët gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut, duke shfrytëzuar mikpritjen, një vlerë universale të Kombit Shqiptar, shpërfytyrohen duke tentuar të tjetersojnë lavdinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Lezhë.

Ajo nënvizon se përmes një videoje të regjistruar nga vetë ata përmes një telefoni celular nuk zhbëhet historia.

“Sqarojmë opinionin publik se grupi nga Turqia ka folur në gjuhën turke dhe nuk ka pranuar të komunikojë me ciceronin në gjuhën angleze, pasi kanë kuptuar se gjuha e tyre nuk kuptohej nga personeli i turnit pranë memorialit”, shkruhet në deklaratë.

Deklarata thekson se Gjergj Kastrioti dhe lavdia e tij në luftën antiosmane nuk errësohet nga një “historian” turk, të cilin Bashkia e Lezhës nuk do ta lejojë më që të vizitojë Memorialin.

“Nder dhe Lavdi të perjetshme Heroit të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti!”, përfundon deklarata e shpërndarë për mediat e Bashkisë Lezhë.

Historiani turk, Talha Uğurluel njihet si një studiues i periudhës osmane. Përveç publikimeve historike, ai drejton edhe disa ture turistike për qytetarët turq në vendet e rajonit.

Mësohet, se qëllimi i këtyre tureve është njohja e historisë së Perandorisë turke në zonat kur dikur shtrihej Perandoria Osmane.

Është bërë me dije, se leksioni i dhënë një ditë më parë te Memoriali i Skenderbeut në qytetin e Lezhës, është pjesë edhe e cikleve të leksioneve që Uğurluel mban në universitetet turke.

Çuditërisht, deformimi historik i Heorit tonë Kombëtar dhe mllefi ndaj tij, nuk mund të ndikojë nga një historian që si burim kryesor të jetës së tij akademike ka deformimin e fakteve e aq më tepër, në kohën kur nga historian të huaj në lidhje me figurën e Skenderbeut janë shkruar mbi 175 vepra.

Në vazhdën e kësaj optike, tentativa e një historiani, të krijon përshtypjen se nuk është asgjë tjetër veçse një luftë me mullinjtë e erës. Asgjë më shumë se kaq.

Megjithatë, opinioni publik në vend, pas njohjes me materialin video të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale është shokuar, përveç reagimit të Bashkisë Lezhë, me shumë mundësi, ai pret edhe një reagim nga Ministria e Kulturës apo dhe nga institucionet e tjera të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here