Letra, Basha i kthen përgjigje Ramës: Lëri shfaqjet publike, kthehuni në negociata

Aktualitet

basha-konferenceLulzim Basha ka zgjedhur ti përgjigjet me anë të një statusi në Facebook letrës së kryeministrit Rama lidhur me reformën në drejtësi.

Ashtu si një ditë më parë, Basha ripërsërit qëndrimin e PD-së lidhur me propozimin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Bashës:

“Zoti Rama,

Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD-ja dhe PS-ja i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatorët e PS-së t’u rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD-së janë, siç e dini, të gatshëm që sot”, shkruan Basha./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT