Europa League, turi i dytë, Kukësi mundet 1-0 nga Austria Vienës

Kliko per me shume info

kukesiiiKukësit doli me rezultat negativ nga ndeshja e parë e turit të dytë të Europa League.

Austria e Vjenës arriti të realizoje në pjesën e parë ndaj Kukësit.

Kliko per me shume info

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 24’-t me anë të Pires.

Austriakët zhvilluan një lojë më të mirë se skuadra shqiptare, duke dominuar pothuajse të gjithë takimin.

Edhe Kukësi tentoi portën me anë të Latifit në minutën e 37′, por topi u ndal nga portieri kundërshtar.

Për këtë sfidë Kukësi huazoi 3 lojtarë nga Skënderbeu.

Liridon Latifi dhe Sabjen Lilaj ishin dy të parët që iu bashkuan kuksianëve, ndërsa dy ditë më parë u huazua edhe japonezi Masato Fukui.

Kukësi shkoi në këtë sfidë pas kualifikimit për në turin e parë ndaj Rudarit. Takimi i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Europës u luajt në stadiumin kryesor të Vjenës, “Ernst Hapel”.
Tani çdo gjë mbetet të zgjidhet në ndeshjen e kthimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here