E zë korenti në lavazh, vdes 45-vjeçari

Kliko per me shume info

italy ambulanceNjë 45-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasi kishte rënë më herët në kontakt me rrymën elektrike në lavazhin ku po punonte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:26, në fshatin Radhimë, në një lavazh pranë vendit të quajtur “Kanali i Varkave”, të marrë me qera nga ana e viktimës.

Kliko per me shume info

Pas këtij momenti dëshmitarët e pranishëm kanë njoftuar ambulancën, e cila ka mbërritur për të transportuar 45-vjeçarin me inicialet A.V drejt spitalit, por ka ndërruar jetë rrugës.

Policia e mbërritur në vendngjarje pak minuta më pas ka nisur edhe punën hetimore për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje që i mori jetën 45-vjeçarit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here