Lajme false për vdekjen e Michael Douglas, disa media në Shqipëri e morën seriozisht

Kliko per me shume info

dagllassLajmi i vdekjes së aktorit Michael Douglas u përhap me shpejtësi këtë javë duke shkaktuar shqetësim në mesin e fansave në të gjithë botën. Lajmi ne fjale u dha edhe nga disa media “te nxituara” ne Shqiperi. Por  tani është konfirmuar se gjithçka ishte një “shaka” dhe fatmirësisht aktori i njohur për rolet tij në “Wonder Boys” apo “ Wall Street”, është ende gjallë dhe në gjendje të mirë.

Vdekja e Michael Douglas u përhap në Facebook me krijimin e një faqeje të re, “R.I.P Michale Douglas”, duke tërhequr gati një milion përdorues.

Kliko per me shume info

Në këtë faqe ishte postuar:

“Në orën 11 të paradites, aktori ynë i dashur Michael Douglas ndërroi jetë. Ai ka lindur më 25 shtator të vitit 1944 në New Brunswick. Ai do të jetë i vdekur por jo i harruar. Ju lutem tregoni simpatinë tuaj dhe ngushëllimet duke komentuar në këtë postim”

Shume fansa kanë filluar të shkruajnë mesazhete tyre ngushëlluese në faqen e Facebook, duke shprehur trishtimin e tyre se aktori dhe producenti 71-vjeçar kishte vdekur.

Disa kanë shprehur zemërim në lidhje me lajmin e rreme duke thënë se ishte lajm i pamatur, shqetësuese dhe i dëmshëm për fansat e aktorit të dashur. Të tjerë thanë se kjo tregon popullaritetin e tij ekstreme në të gjithë globin

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here