Lac, plagoset me armë zjarri një person, policia identifikon autorin

Aktualitet

policia-rinasNjë person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e te martes në Laç nga të shtënat me armë zjarri.

Burime nga policia than se shtetasi Mark Lleshaj është qëlluar me armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është transportuar ne spitali për marrjen e ndihmës mjekësore. Ngjarja ka ndodhur brenda në qytet, ndërkaq policia thotë se ka identifikuar autorin e plagosjes.

Sipas te dhenave te para, ka dyshime se motivi i ngjarjes se ndodhur ne Lac, lidhet me nje konflikt pronesie mes paleve.

Deklarata e policise, Informacion paraprak

Më datë 05.07.2016, është njoftuar se në afërsi të stadiumit të qytetit Laç, ka ndodhur një konflikt mes 2 personave.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se si pasojë e komfliktit ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi :M.Ll 54 vjeç, banues në Lac i cili është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihme mjekësore më të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit :Albert Spaci, 21 vjeç, banues në Laç.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.

ME TE LEXUARAT