Braktis shkollën, bëhet milionere brenda një viti!

Kliko per me shume info

la-shkollenHistoria e saj i ngjason historisë së Bill Gates apo Steve Jobs: Pasi la shkollën, nëna 27-vjeçare arriti të bëhej milionere brenda një viti.

Gjithçka filloi kur Victoria Molyneux vuri re se rezultatet e saj të dobëta në shkollë nuk do ta ndihmonin të dilte gjëkundi. Kjo ishte arsyeja që e shtyu atë për të marr vendimin për ta braktisur vitin shkollor dhe për të nisur një kompani mode, e cila tashmë vlen miliona sterlina. Kur Victoria Molyneux e hapi biznesin 5  muaj pas lindjes së vajzës, ajo nuk e mendonte që shitjet do rriteshin kaq shpejt. Qëllimi ishte të krijonte veshje për “trupa realë”, siç i quan 27-vjeçarja. “Kur shikoja faqet e ndryshme në internet, mendoja sesi kishte mundësi që rrobat dukeshin kaq ndryshe veshur në trupa të hollë. Ajo që unë të bëj është t’u tregoj njerëzve se si duken rrobat në trupa normalë njerëzish”

Kliko per me shume info

Shumë shpejt marka e Victorias tërhoqi një numër të madh konsumatorësh, pikërisht për arsye se fotografitë në faqen e internetit përputheshin me masën dhe format trupore të atyre që vizitonin faqen. Aktualisht marka e Vicotrias është e specializuar për çantat dhe veshjet për gratë, të cilat sipas Molyneux, janë elegante, të bëra mirë dhe jo shumë të kushtueshme. Ndonëse mësuesi e saj në shkollë thoshin që vajza nuk do të arrinte ndonjë sukses në jetë, nëna e vogëlushes Izabela i ka vërtetuar mësuesit të kundërtën. Tani ajo ka punësuar 22 persona dhe sapo ka nisur disa marrëveshje bashkëpunimi me yllin Geordie Shore e Holly Hagan.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here