Kush janë më të mencur, femrat apo meshkujt, studimi që do t`ju befasojë

Kliko per me shume info

tualeti-femraFjalia “femrat janë më inteligjente se meshkujt” mjafton për të nisur një betejë të re mes gjinive, por këtë herë, ky konkluzion vjen nga ekspertë, të cilët e bazojnë teorinë e tyre tek vdekjet e parakohëshme.

Darwin Awards, në një analizë vjetore mbi shkaqet e vdekjeve ‘më të pakumptimta’, shkencëtarët dalluan se në 90 përqind të rasteve ishin pikërisht meshkujt ata që dilnin “fitues”.

Kliko per me shume info

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e vdekjeve që vijnë për shkak të pakujdesisë apo “budallallëkut” i përket meshkujve.

Kandidatët e denjë në këtë listë, përfshijnë një burrë i cili vendosi që të udhëtonte për në shtëpi me anë të një karroce për pazar, të cilën e ngeci pas vagonit të trenit, duke shkaktuar kështu vdekjen e tij, tek terroristi që hapi zarfin me bombë brenda, sepse kuptoi që e kishte nisur pa stampa të mjaftueshme.

Një tjetër shembull përfshin një burrë i cili qëlloi veten në kokë me armë stilolaps për t’i treguar shokut të tij se ishte reale.

Nga analizimi i 318 rasteve të vdekjeve në mënyrë të pakuptimtë, 282 ishin meshkujt dhe vetëm 36 femra, duke çuar kështu në teorinë se meshkujt janë më pak inteligjentë dhe bëjnë gjëra më idiote.

Shkencëtarët thonë se është e habitshme mënyra sesi meshkujt ndërmarrin veprime kaq të rrezikshme dhe shpesh arsyeja është vetëm për t’u dukur e për të treguar forcën

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here