Aksioni Kurthi në Rinas, ja kush është i arrestuari për vrasje në aeroport

Aktualitet

rinas1515Nje i kerkuar per vrasje u arrestua ne aeroportin e Rinasit mengjesin e te shtunes. Burime nga Policia e Shtetit kane thene se kane arrestuar një 40-vjeçar të dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.

Në sajë të operacionit të koduar “Kurthi”, është vënë në pranga në aeroportin e Rinasit, Besnik Coka. Ai është dënuar nga gjykata e Dibrës me 25 vjet burg për vrasjen e një punonjësi të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin e arrestimit, Coka ishte duke u larguar drejt Anglisë, teksa dispononte dokumente të rregullta angleze me emrin kosovar, Besnik Morina.

Ai është prangosur nga efektivët e policisë në momentin e përpunimit të dokumentacionit në Rinas për të dalë jashtë shtetit.

Sipas burimeve zyrtare Coka është dënuar me 25 vjet burg në akuzën e vrasjes me paramendim. Ngjarja ka ndodhur më 25 gusht të 1997, ku në bashkëpunim me B. L dhe Z. L, kanë vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë, Miftar Krrashi, në fshatin Arras.

Deklarata e plote e policise:

Operacion i koduar "Kurthi". Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar 25 vite për Vrasje. Kapet Besnik Coka , autori i vrasjes së një punonjësi policie në vitin 1997.

Ne kuader te Operacionit policor të koduar  “KURTHI” të zhvilluar  nga ana e Sektorit per Krimet e Renda në Drejtorinë e Policisë  Diber ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Rinas, operacion i drejtuar nga Drejtoria  per Krimet e  Renda në Policinë e Shtetit u be e mundur kapja e shtetasit shume te kerkuar;

Besnik  Coka , 45 vjeç,  lindur ne fshatin Arren rrethi Kukes dhe banues ne Tirane.

Ky shtetas dispononte dokumenta te rregullta Angleze me emrin kosovar Besnik MORINA i datelindjes 10.07.1975 dhe po udhetonte ne drejtim te Anglise ne momentin e kapjes ne aeroportin e Rinasit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit , se ky shtetas do udhëtonte për jashtë shtetit , organizuan operacionin në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas ku në momentin e përpunimit të dokumentacionit në Rinas për të dalë jashtë shtetit  ky shtetas është prangosur nga efektivët e policisë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi: Gjykata  e Rrethit Gjyqesor Diber  me vendim nr 14 datë 26.01.2011 e ka denuar kete shtetas me 25(njezet e pese) burg per vepren penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake” te kryera ne bashkepunim parashikuar nga nenet  78/25 e 278/2 te Kodit Penal.

Ky shtetas me date 25.08.1997 ne bashkepunim me shtetasit B. L,  Z.L. etj kane vrare me arme zjarri punonjesin e policise  Miftar Krrashi, ngjarje kjo e ndodhur ne fshatin Arras komuna Arras rrethi Diber.

Shtetasi BESNIK COKA do udhëtonte në drejtim të Anglisë me pasaportë kosovare me emrin Besnik Morina , i paisur me dokumeta qëndrimi në Angli.

Materialet proceduriale ne ngarkim te ketij shtetasi do ti kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Diber.

ME TE LEXUARAT