Kunatat shqiptare vjedhin dyqanin kinez në Itali, ja si e pësojnë!

Aktualitet

carabinieri15Dy gra shqiptare, kunata me njera-tjetrën janë arrestuar pasditen e djeshme nga policia italiane në Besana, Monza e Brianza, për tentativë vjedhje në një dyqan kinez.

Shqiptaret, 37 dhe 26-vjeç hyjnë në dyqanin “Dream Store” në rrugën “Santo Sudario” në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra. Ato janë shtirur si të interesuar për të blerë. Një nga kunatat tërhiqte vëmendjen e shitësit, ndërsa tjetra fuste mallrat në çantë, me vlerë 150 euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane shkruajnë se sasia e mallrave ishte e konsiderueshme, pas në atë dyqan, pak mallra kanë një vlerë më të madhe se 10 euro.

Por, shitësi arriti të kuptojë lojën e dy kunatave dhe lajmëroi policinë që i arrestoi për vjedhje. Tani, ato ndodhen në burg.

ME TE LEXUARAT