Kujdes! Kjo eshte pija qe shkakton 7 lloje kanceri

Kliko per me shume info

pijeKur është fjala për kancerin, i pari që të shkon në mendje si shkaktar është duhani. Por, në fakt, edhe pijet alkoolike nuk qëndrojnë mbrapa. Ato mund të bëhen përgjegjëse për shfaqjen e shtatë tipave të tumorit (i gojës e fytit, i laringut, i ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë, stomakut dhe gjirit)  dhe sa më shumë konsumohet, aq më i madh është rreziku.

Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Otagos në Zelandën e Re. Studimi, i cili mban firmën e Jennie Connor, është publikuar në revistën “Addiction” dhe ofron prova të forta mbi faktin se alkooli mund të shkaktojë kancer në mënyrë direkte.

Kliko per me shume info

Sipas studimit, alkooli ka shkaktuar gjysmë milioni të vdekur në të gjithë botën gjatë një viti (2012), ose 5.8 për qind e numrit total të vdekjeve për shkak të kancerit.

Sipas autores së studimit, nuk ka doza të sigurta, por rreziku i shfaqjes së kancerit rritet në varësi të sasisë së alkoolit të konsumuar.

Ajo që është e rëndësishme të dihet mbetet fakti se një njësi alkoolike i korrespondon 12 gramëve etanol, i cili gjendet në një gotë të vogël (125 ml)  vere, në një kanaçe birre (330 ml) apo në një teke pije alkoolike (40 ml) të mirëfilltë.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here