Kthehet nga Italia pa bashkëshortin gjyqtarja Majlinda Andrea

Kliko per me shume info

gjyqtarja-majlinda-andreaKthehet gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. Ndaj saj ka një masë sigurie arrest me burg në mungesë. Andrea u largua të premten dhe u kthye sot nga porti i Durrësit. Ajo dyshohet se u ka marrë tre shtetasve shumën prej 50 mijë eurosh në këmbim të një vendimi gjyqësor.

Paratë sipas prokurorisë janë marrë nga bashkëshorti i gjyqtares.

Kliko per me shume info

Gjyqtarja Andrea është larguar nga Shqipëria pak orë para se kolegët e saj në Gjykatën e Lartë të vendosnin pezullimin e saj nga detyra, si edhe të nxirrnin urdhrin e arrestit për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, si edhe për tre persona të tjerë.

Largimi i gjyqtares Andrea pak orë para se Gjykata e Lartë të jepte vendimin, u komentua gjerësisht si një “arratisje” e saj për t’i shpëtuar hetimit.

Majlinda dhe Odhise Andrea kanë hipur në tragetin Durrës-Bari mëngjesin e së premtes, ndërkohë që trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë vendosi masat e sigurimit ndaj tyre pasditen e së premtes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here