Kosovarët pro kalimit me pagesë në rrugën e Kombit

Kliko per me shume info

rruga-kombitMegjithëse udhetarët nga Kosova që frekuentojnë bregdetin shqiptarë janë pro taksës rrugore prej 5 eurove për një automjet. Rruga e Kombit edhe këtë sezonë verore nuk do të jetë me pagesë.

E përfolur për mungesë të elementeve të sigurise, “Rruga e Kombit” pritet të ketë edhe taksën e saj për mirmbajtje. Qytetarët e Kosovës, të cilët janë të shumtë në numër që e frekuentojnë këtë aks rrugorë, janë pro dhënies me konçesion të Rrugës së Kombit,

Kliko per me shume info

ndërsa vendimi që pritet të marrë Qeveria e Shqipërisë për taksimin e kalimit në autostradë është pritur mirë. Ata shprehen se pavarësisht kosotos, pagesa e kalimit në autostradë do të sillte mirëmbajtje të rrugës dhe më shumë siguri në trafik.

Janë marrë të gjitha masat dhe po punohet maksimalisht në rregullimin e sinjalistikave dhe mbylljen e kyqjeve të paligjshme në rrugën Kukës – Durrës. Por edhe në këtë sezonë turistike asgjë nuk do të ndryshojë për pushuesit nga Kosova përsa i përket pagesës rrugore. Kështu ka deklaruar komisari i policisë rrugore të Shqipërisë Sokol Zefi.

Ndryshe, pagesa në “Rrugën e Kombit” , sipas njoftimeve të Ministrisë së Transporteve të Shqipërisë , do të jetë 5 euro për automjet. Rruga Prishtinë Vërmicë- Kukës – Durrës, po kthehet gjithnjë e më shumë në një arterie kryesore që sjell zhvillim të turizmit në dy vendet tona, Kosovë dhe Shqipëri. Vetëm në 2015-ën, sipas të dhënave të Policisë Kufitare në Morinë ,janë regjistruar 5 milionë e 412, 238 hyrje-dalje të personave dhe 1 milionë 849,987 hyrje-dalje të automjeteve.rtk

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here