Independent: Kosova, vendi më i rrezikuar në Ballkan nga terrorizmi

Kliko per me shume info

kosova-rrezikuarGrupi këshillues i rrezikut, i cili merret me menaxhimin e rrezikut global, kanë dhënë një statistikë për Indy100 se niveli i kërcënimit të terrorizmit për vendet e botës është në rritje e sipër.

Sipas Inteligjencës së Sigurisë dhe Grupit për analiza të Shërbimit të Rreziku (SIAS), thuhet se probabiliteti i veprimtarisë armiqësore nga terroristët, që përcakton terrorizmin si një akt apo kërcënim të dhunës fetare apo ideologjike të motivuar, vlerësojnë se niveli i rrezikshmërisë së sulmeve terroriste është në rritje të madhe në gjithë globin.

Kliko per me shume info

Këtu janë nivelet e rrezikshmërisë aktuale të kërcënimit në mbarë botën:

Ndër vendet më të rrezikuara në botë nga sulmet terroriste janë Siria, Iraku, Libia, Afganistani, Somalia, Jemeni e shumë të tjera, shkruan Independent.

Agjencia Inteligjente e Sigurisë ka dhënë statistikë edhe për Ballkanin, kështu duke e radhitur Kosovën si njërin ndër vendet më të rrezikuara nga terrorizmi në Ballkan.

Vendin e parë për rrezikshmëri nga sulmet terroriste e mban Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Kosova radhitet e dyta pas saj.

Niveli më i lartë i rrezikshmërisë është shkruar me numrin 6, ndërsa Kosova bartë numrin 3 të shkallës së rrezikshmërisë në gjithë botën.

Pas saj, vjen Shqipëria, Maqedonia, Serbia, ndërsa vendi më pak i rrezikuar në Ballkan nga terrorizmi është Mali i Zi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here