Lajm i madh, Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio

Kliko per me shume info

fotografi-rio-de-janeroKosova konfirmoi se po dërgon tetë atletë për Olimpiadën e Rio de Zhanejros në Brazil, e para ku merr pjesë, dhe se madje ka synime për të fituar disa medalje. “Për herë të parë, kemi ndjerë se çfarë do të thotë të jesh i barabartë në mesin e gjithë sportistëve të tjerë,” tha kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
Ai shtoi se pritshmëria e Kosovës është “për të marrë një medalje”, ndoshta një “medalje të artë”.

Shpresat më të mëdha janë nga xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. Kosova e fitoi anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor 2014.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here