Korrupsioni, sekuestrohen 50 mijë eurot e bashkëshortit të anëtares së Gjykatës së Lartë

Aktualitet

gjyqtarja-majlinda-andreaMe kerkese te Prokurorise se Pergjithshme, Gjykata e Larte vendosi sekuestro preventive mbi llogarite bankare, ne shumen 50 mije euro, ne emer te Odhise Andrea, bashkeshort i gjyqtares se Gjykates se Larte, Majlinda Andrea.

Dy bashkeshortet dyshohen se kane kryer vepren penale te "Korrupsionit pasiv te gjyqtareve...'. Nga hetimi i Prokurorise jane krijuar dyshime te arsyeshme se gjyqtarja Andrea ka marre, nepermjet bashkeshortit te saj, shumen prej 50 mije euro, nga disa persona, te cilet ishin pale ne nje proces gjyqesor civil ne Gjykaten e Larte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Pergjithshme kerkoi nga Gjykata e Larte vendosjen e sekuestros preventive mbi disa llogari bankare te Odhise Andreas ne vlere totale 50 mije euro (shume e njejte me ate qe dyshohet se eshte marre ne forme korruptive).

Llogarite bankare te bllokuara gjenden ne dy banka te nivelit te dyte. Kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme u pranua nga ana e Gjykates se Larte mesditen e sotme.

ME TE LEXUARAT