Kontrabandë mallrash, shoferi nxjerr zbuluar doganierin e Bllatës

Kliko per me shume info

13633347_10157048472305214_850761125_oNë Dibër, një shofer që transportonte mallra kontrabandë u arrestua, por arrestimi nxori në dritë bashkëpunëtorin e tij që e ndihmoi, një doganier në Doganën e Bllatës.

Policia e Dibrës arrestoi Astrit Stafën, 52 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë me mjetin e tij “Volkswagen” me targë AA 345 FH, një sasi konfeksionesh pa iu nënshtruar procedurave doganore, duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të policisë kufitare.

Kliko per me shume info

Por, bashkë me të u procedua penalisht në gjendje të lirë A.L, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier, pranë Doganës Bllatë, pasi më datë 12.07.2016, në Bllatë, dyshohet se me mosveprimet e tij nuk ka kryer procedurat doganore.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë “ dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 174 dhe 242 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Astrit Stafa dhe për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “ parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal në ngarkim te shtetasit A.L.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here