Kontrabandë cigaresh, arrestohen doganieri dhe qytetari në Qafë Morinë

cigarePolicia ka sekuestruar një sasi cigaresh në Qafë Morinë të Tropojës, që kishin hyrë kontrabandë për në Shqipëri nga Kosova.

Cigaret e markave “Trokadero” dhe “Ronson” u gjetën në një furgon që transportonte mallra nga Kosova në Shqipëri.

Kliko per me shume info

Për pasojë u ndaluan poseduesi i mallit, shtetasi E.K, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, si dhe doganieri Bilbil Çuni për “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kishte kontrolluar mjetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here