Videot e koncertit, ja si i ‘çmendi’ Chris Brown të rinjtë në Durrës

Kliko per me shume info

chrisssPër të gjithë ata që kanë pasur dëshirë të shkonin në club-in ku ishte i ftuar special këngëtari me famë botërore, Chris Brown, por nuk kanë pasur mundësi për shkak të ndonjë angazhimi tjetër apo çmimeve të kripura, në videot më poshtë mund të shihni disa prej momenteve gjatë performancës së tij në Durrës.

Ardhja e Chris-it, që njihet më së shumti edhe si ish-i dashuri i Rihanna-s, ishte një nga temat më të përfolura ditët e fundit në rrjetet sociale e shtypin rozë.

Kliko per me shume info

Mes një turi nëpër Evropë, mbrëmë ai bëri ndalesën e radhës në Durrës, ku të rinj e të reja kishin mbushur plot club-in që ndodhet rrëzë kodrës në Currila.

Pavarësisht çmimeve që ‘kapën’ qiellin, ku më e lira ishte 200 mijë lekë të vjetër, dhe asaj që quhet edhe si zona VIP me kolltukë, për të cilën kanë paguar as më pak e as më shumë, por plot 3 mijë euro, përveç hyrjes që kushtonte 50 euro për person, club-i është mbushur plot.

Videot u publikuan në faqen zyrtare të club-it në “Facebook”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here