Kompania premton t’ju rikthejë qenin e ngordhur

Teknologji

14695192441Kompania " Sooam Biotech Research Foundation", në Korenë e Jugut premton t’ju kthejë qenin e ngordhur, duke paguar faturën prej 100 mijë dollarësh.Kjo kompani është e specializuar për klonimin e kafshëve, për studim sëmundjesh. Që nga hapja e kompanisë, janë marrë rreth 800 porosi.

Procesi nis duke futur qenin e ngordhur në frigorifer. Pas pesë ditësh i mbajtur aty, i kopjojnë ADN-n e qelizave. Qelizat vendosen më pas në vezë të dhuruara që u është hequr ADN-ja origjinale.

Embrioni vendoset në një qen femër që do ta mbartë gjatë shtatzënisë, por dikush duhet ta dojë shumë qenin, pasi i gjithë procesi kushton shumë.

Kompania " Sooam Biotech Research Foundation", gjithashtu është duke bashkëpunuar për rikthimin në jetë të mamuthëve siberianë.

ME TE LEXUARAT