Komisioneri Hahn u dërgon letër Ramës, Metës e Bashës, ja cfarë shkruan

Kliko per me shume info

hahn-reformaLetra e komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Europian, Johanes Han, drejtuar tre liderëve shqiptarë lidhur me reformën në drejtësi, u ka mbërritur atyre në adresat personale të postës elektronike. Një komunikim direkt dhe “pa filtra” i komisionerit europian, ndoshta duke parë klimën e madhe të mosbesimit mes palëve.
Në orën 13:01 të ditës së sotme, në adresat e zotëruara nga kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Partisë Demokratike ([email protected], [email protected] [email protected]) ka mbërritur edhe teksti i një letre të përbashkët të komisionerit Han. Gjithashtu, një kopje e letrës i është dërguar edhe ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Më poshtë teksti i letrës në Han në anglisht, shpërndarë nga zyra në Tiranë e Komisionit Europian.

Kliko per me shume info

From: HAHN Johannes (CAB-HAHN)

Sent: Wednesday, July 20, 2016 1:01 PM

To:[email protected]’; ‘[email protected]’; ‘[email protected]

Cc: KARNITSCHNIG Michael (CAB-HAHN); VLAHUTIN Romana (EEAS-TIRANA); RUIZ CALAVERA Genoveva (NEAR); MATUELLA Michela (NEAR)

Subject: Confirming your agreement

Dear Prime Minister,

Dear Speaker,

Dear Chairman of the Democratic Party

Further to my respective telephone conversations with all three of you yesterday and today, I would like to reiterate the following points on the so-called “hybrid proposal”, which is the one on the table. These points are red lines for the international community, as we have consistently stressed throughout the process.

First, the role of the International Monitoring Operation IMO must have a solid legal basis in the Constitution itself.

Second, I reconfirm, as we have stated throughout the discussions, that the IMO will only provide recommendations which are not legally binding. However, these recommendations will include a reasoning in which the position taken will be explained according to the criteria established by the legislation.

I trust that we can proceed on this basis. As discussed, please confirm this by rapidly replying to this message, so the vote in Parliament can be held tomorrow.

Sincerely,

Johannes Hahn

Versioni në shqip

I dashur kryeministër,

I dashur spiker,

I dashur kryetar i PD-së,

Në vijim të bisedave telefonike me të tre ju, dje dhe sot, do të doja të përsërisja pikat e mëposhtme, të të quajturit “propozim hibrid”, të cilat i keni mbi tavolinë. Këto pika janë vija të kuqe për komunitetin ndërkombëtar, që ne i kemi theksuar vazhdimisht gjatë procesit.

Së pari, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) duhet të ketë një bazë solide ligjore në vetë Kushtetutën.

E dyta, e rinënvizoj, ashtu siç e kemi deklaruar gjatë diskutimeve, se ONM do të bëjë vetëm rekomandime, që nuk janë ligjërisht detyruese. Megjithatë, këto rekomandime do të përfshijnë një arsyetim, në të cilin qëndrimi i marrë do të shpjegohet sipas kritereve të përcaktuara nga legjislacioni.

Unë besoj se ne mund të vijojmë tani mbi këtë bazë, siç e diskutuam. Ju lutem konfirmoni përmes një mesazhi që votimi të kryet nesër. Që do të thotë se falë këtyre vijave të kuqe, kjo reformë ka siguruar vijën mbrojtëse, nga çdo përpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here