S'ka më vend në PS! Kokëdhima drejt LSI?!

Politikë

koco-kokedhima-rama1Përplasjet e Koço Kokëdhimës me Edi Ramën dhe strukturat kryesore në Partinë Socialiste, tani janë publike. Një nga njerëzit e bësuar të Edi Ramë e ka braktisur këtë të fundit, pas heqjes të mandatit si deputet, dhe ka filluar afrimin me kreun e LSI-së Ilir Meta.

Takime të njëpasnjëshme. Meta dhe Kokëdhima janë parë në disa takime të javët e fundit. Takime intensive dhe me orë të zgjatura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kokëdhima tani duket se nuk ka më vend në PS. Për shkak të tij Edi Rama shmangu mbledhjen e kryesisë të PS-së, vetëm për shkak të Koëos në momentin kur reforma në drejtësi dhe përplasjen me Ilir Metën kapën kulmin.

Meta dhe Kokëdhima duken më afër se kurrë. Largimi i kreut të LSI-së nga qeverisja ka qenë dhe një kërkesë e Kokëdhimës. Në Gjirin e Lalzit, Koëo shpallte skema si rrëzohej Rama i shoqëruar edhe nga një deputete socialiste. Ai bënte pazare me Ilir Metën për të ndërtuar një qeveri të mundshme teknike me Lulzim Bashën.

Detajet e takimeve të tyre përfliten fort në qarqet politike ashtu siç artikulohet dhe fakti se Koço Kokëdhima do hyje në koalicion me Ilir Metën nepërmjet një partie të vogël. Burime i thane citynewsse Kokëdhima do përpiqet të maksimalizoje votat e koalicioni dhe të dale vetë deputet në zonën ku do ketë kandidaturën.

ME TE LEXUARAT