Kokainë për ish-bllokun, zbardhen detaje të reja për çiftin e arrestuar

Kliko per me shume info

kokainaaaNë prangat e Policisë së Tiranës kanë përfunduar dy persona pasi janë kapur në flagrancë me një sasi droge. Të arrestuar janë: Endri Garipi, si dhe 17-vjecarja Xh.P, banuese në Tiranë.

Rreth orës 21:30 të ditës së djeshme, tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, gjatë kontrollit të mjetit tip “BMË”, me targa AA181LP, me drejtues Endri Garipi dhe pasagjere Xh. P., u gjetën dhe sekuestruan 10 porcione (doza) me pluhur të bardhë të dyshuara si lëndë narkotike, e llojit “Kokainë”, me peshë 5.6 (pesë pikë gjashtë) gram.

Kliko per me shume info

Nga kontrolli në banesën e Garipit janë gjetur dhe sekuestrua një qese me pluhur të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike, e llojit “Kokainë”, me peshë 36.6 gram, një peshore elektronike me mbishkrimin “USA Ëeigh”, shumën prej 520 euro si dhe 257.200 lekë të reja.

Dyshohet se ata shpërndanin drogë në zonën e Bllokut si dhe të Tiranës së Re.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: automjeti me targa AA181LP, 4 (katër) telefona celular, dy karta sim, shuma prej 520 euro, shuma prej 257.200 lekë të reja, si dhe një peshore elektronike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here