Këngëtarja shqiptare mbetet pa fjalë, ja propozimi i "cuditshëm" i një fansi

Showbiz

genta-ismaili2015Edhe pse preferohet nga shumë meshkuj, çuditërisht ka ende statusin “single”. Është fjala për këngëtaren tonë të madhe Genta Ismajli, e cila gjatë një bisede për "Kosovaren" është shprehur se nga fansat e saj merr propozime të çuditshme, e sidomos nga meshkujt.

Kam marrë propozime nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet në fakt, si p.sh., "Genta, do vdes nëse nuk do të takoj", "Genta, do vdes nëse nuk do të jesh ti gruaja ime në të ardhmen”, tregon këngëtarja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumë djem kanë guxim të më afrohen, por problemi është që ata djem që më pëlqejnë nuk e kanë guximin të më afrohen, pasi janë me komplekse e kushedi ç’mendojnë, ka vijuar Genta.

Pavarësisht një zhgënjimi në dashuri, këngëtarja nuk i ka humbur shpresat se së shpejti do të gjejë personin e duhur. "Sapo ta gjej, do të martohem dhe do lind fëmijë, shumë fëmijë. Do shihni një Gentë ndryshe, sepse unë jam shumë familjare",- ka thënë këngëtarja, e cila edhe gjatë kësaj vere gjendet nëpër mbrëmje të shumta muzikore të organizuara përgjatë bregdetit shqiptar.

ME TE LEXUARAT