Debuteti “kaubojs” reagon për fyerjet e turqve ndaj Skenderbeut

Kliko per me shume info

kaubojsiDeputeti Eduart Ndocaj, përmes kësaj video reagon publikisht kundër dhunës dhe poshtërimit që bëri i ashtuquajtur historian turk tek Varri i Skënderbeut duke e cilësuar heroin tonë kombëtar, terroriste duke e krahasuar atë me Partinë Komuniste Kurde (PKK).
Eduart Ndocaj, është i pari dhe i vetmi politikan dhe deputet që reagon publikisht për këtë skandal dhe ka

zgjedhur si vend reagimi pikërisht Varrin e Skënderbeut. Duhet të kujtojmë se tashmë ka një histori të vazhdueshme që ka edhe mbështetjet e Qeverisë që poshtërohen vlera kombëtare të historisë tonë, ose shtrembëron duke u “turqizuar”. Nuk duhet të harrojmë se vetëm pak muaj më parë ishte skenari i turpshëm i vendosjes së pllakës së Sulltan Sulejmanit në Kështjellën Shekullore të Lezhës që daton që në kohën e Ilirëve! Z.

Ndocaj ishte i vetmi dhe i vetëm që bëri betejën e tij të gjatë për tu hequr ajo pllakë e turpshme mbi kalanë e Lezhës dhe ajo u hoq me turp dhe tinës ashtu siç u vendos. Këto provokime të vazhdueshme kundër Lezhës, djepit të shqiptarizmit mendojmë se nuk janë të rastësishme dhe kanë të bëjnë me një projekt të kahershëm të Turqisë së sotme që kërkon të rizgjojë ndjenjat otomane në Shqipëri dhe Ballkan. Ambasada turke duhet të mbaj qëndrim dhe të distancohet nga këto provokime të patolerueshme që dhunojnë historinë tonë kombëtare dhe ndjenjat tona të qenit shqiptar e autokton!

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here