Katër oficerë policie mbetën të vrarë nga sulmi në Medinë

Kliko per me shume info

Një kamikaz ka vrarë katër oficerë të sigurisë dhe plagosi pesë të tjerë në afërsi të një prej vendeve të shenjta të Islamit në qytetin saudit të Medinës.

Personi i cili hodhi veten në erë shpërtheu eksplozivin e tij, pasi u ndaluan jashtë në Xhaminë e Profetit, thuhet në një deklaratë, të ministries së Brendshme.

Xhamia është vendi i varrimit të Profetit Muhamed dhe Medina qytet i dytë i shenjtë në Islam pas Mekë.

Kliko per me shume info

Shpërthimi në Medinë pason dy shpërthime në qytetin Katif dhe një pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin Xhedah, më 4 korrik.

Në sulmin në Xhedah është vrarë vetëm sulmuesi, ndërsa dy policë sauditë janë plagosur. Sulmi mendohet te jetë kryer nga Shteti Islamik.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here