Dibër, tregtarët në protestë, refuzojnë kasat fiskale

Aktualitet

tregu-525x350Tregtarët e vegjël në pazarin e qytetit të Dibres kanë protestuar sot  kundër vendosjes së kasave fiskale.

Ata pretendojnë se kjo është një padrejtësi që i bëhet kësaj kategorie tregtarësh, duke pasur parasysh kushtet në të cilat ata tregtojnë mallrat e tyre, si dhe taksat e papërballueshme për t’u paguar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë rreth 300 tregatrë të këtij qyteti që prej vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në pazarin e Peshkopisë, e që përveç taksave dhe qerasë që duhet t’i paguajnë pronarit të tokës janë urdhëruar këtë të martë nga tatimorët që të ndërpresin aktivitetin deri në vendosjen e kasave dhe regjistrimin e tyre sipas ligjeve në fuqi.

Më pas tregtarët kanë trokitur në dyert e Bashkisë së Peshkopisë për të kërkuar një zgjidhje të problemit, ku disa prej tyre janë pritur nga kryetari Shukri Xhelili.

Nga ana e tij Xhelili ka vlerësuar se, nga pikëpamja ligjore aktiviteti i tregtarëve është i paligjshëm, por ka nënvizuar se palët kanë rënë dakord që ata të regjistrohen si tregtarë ambulantë, gjë që duhet të ndodhë me miratimin e tatimorëve.

Por në dyert e bashkisë janë dëgjuar zëra që kanë kundërshtuar kategorikisht çdo lloj kompromisi, duke kërcënuar me hyrjen në grevë së bashku me fëmijët e tyre.

ME TE LEXUARAT