Kartat e identitetit e pasaportat, MB: Zyrat e aplikimit hapur edhe të shtunën

Aktualitet

pasaportaaaZgjatet orari i sherbimit ne sportelet e pasaportave biometrike dhe kartave te identitetit. Burimet zyrtare thone se në kuadër të marrjes së masave të nevojshme për përballimin e fluksit të rritur të kërkesave për pajisjen me dokumente identiteti (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike), Ministria e Punëve të Brendshme dhe kompania “ALEAT sh.p.k” kanë shtuar kapacitetet maksimale për të mbështetur procesin në fjalë.

Për këtë arsye, për t’u ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë, duke nisur nga data 2 Korrik 2016 zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë nga ora 08:00 – 16:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, të gjitha zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile gjatë ushtrimit të detyrës janë udhëzuar të qëndrojnë në detyrë derisa të marrë shërbim edhe qytetari i fundit në sportel.

1 korriku 2016 ishte afati i fundit i vlefshmërisë së pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 – Korrik 2010, me afat të pasaktë vlefshmërie për shtetasit shqiptar nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit.

Për këtë arsye, MPB u kujton qytetarëve që kanë hasur problematikën e vlefshmërisë së gabuar të dokumentit biometrik, të aplikojnë sa më shpejt për pasaportat e reja, që të shmangin ditët e verës ku shtohet fluksi për shkak të ardhjes së emigrantëve.

ME TE LEXUARAT