Kapshticë, arrestohet turku me 260 kg kanabis, ja ku e kishte fshehur drogën

Kliko per me shume info

kapshtice14Një tjetër rast i “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, është goditur nga policia kufitare në Kapshticë.

Gjatë skanimit u konstatuan 253 pako me peshë rreth 260 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa, ndërsa në flagrancë u arrestua drejtuesi i kamionit, që transportonte lëndën narkotike.

Kliko per me shume info

Simsek Kulakoglu, 50 vjeç, lindur në Kilis Turqi, udhëtonte me një mjet tip kamion i markës “Renault”, me targa 34BZ5293.

Pas dyshimeve për trafik të lëndëve narkotike, Policia Kufitare nisi kontrollin në mjet përfshi edhe procesin e skanimit të kryer nga Dogana, në pjesën e shasisë së karrocerisë të kamionit, ku u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 253 pako të mbështjella me letër alumini, me një peshë rreth 260 kg.

Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal./Shekulli

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here