Kandidatja Clinton, pranon emërimin historik për president

Kliko per me shume info

EPA-ANDREW-GOMBERTZyrtarisht, kandidatja Hillary Clinton ka pranuar nominimin për të qënë përfaqësuesja e demokratëve në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Në fjalën e mbajtur përballë delegatëve, ish-sekretarja e shtetit nënvizoi se vetëm të bashkuar qytetarët amerikanë do të mund të krijojnë një të ardhme më të mirë. Ndërkohë, ajo sulmoi edhe rivalin Trump, duke thënë se miliarderi provokohet vetëm me një postim në tëiter dhe se nuk mund t’i besohen armët bërthamore.
Nëpërmjet një fjalimi të cilin mediat e cilësuar si një prej më të rëndësishmëve të jetës së saj, kandidatja demokrate Hillary Clinton, ka pranuar zyrtarisht nominimin e demokratëve në Shtetet e Bashkuara, për të qënë kandidatura e kësaj force politike në zgjedhjet presidenciale. Në ligjëratën e saj Clinton u shpreh se Amerika në këtë moment ka nevojë për energjinë, talentin dhe ambicien e të gjithëve. Ajo nënvizoi se qytetarët amerikanë do të mund t’a bëjnë shtetin e tyre një vend më të mirë për të jetuar vetëm nëse qëndrojnë të bashkuar.
“Amerika ka nevojë për të gjithë ne, që të vëmë në dispozicion energjinë, talented dhe ambiciet, në mënyrë që t’a bëjnë vendin tonë më të mirë dhe më të fortë. Për këtë arsye shprehja ‘bashkë më të fortë’ nuk është vetëm një slogan për fushatën, por është principi që na udhëheq për të ardhmen që synojmë të ndërtojmë”, shprehet Klinton
Më tej, ish-sekretarja e Shtetit hodhi akuza në drejtim të rivalit të saj Donald Trump.
“Ai e humbet qetësinë edhe me provokimet më të vogla, qoftë kjo një pyetje nga një reporter apo një sfidë për debat. Ai gjithashtu nuk mund të jetë i qetë përballë një protestuesi. Imagjinojeni atë në zyrën Ovale përballë një çështje krize. Një personi të cilin mund t’a provokosh me një postim në tëitter nuk mund t’i besosh armët nukleare”- theksoi kandidatja Klinton.

Hillary Clinton ka hyrë tashmë në histori pasi është gruaja e parë që nominohet për garën presidenciale nga një prej dy partive të mëdha. Në mbyllje të fjalimit të saj, në skenë u ngjit zv. Presidenti i nominuar prej saj, Tim Kein, bashkëshorti dhe njëkohësisht Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, Bill Clintonm, vajza e saj Chelsea, etj. Në këtë konventë ish-sekretarja e Shtetit ka patur mbështetjen e Presidentit Obama, por edhe të ish-rivalit të saj Bernie Sanders, gjë që mund të përbëjë një avantazh kundrejt Donald Trump.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here