Lista/ Këta janë 14 kandidatët për “Topin e Artë”

TOPINdërkohë që sot luhet finalja e Evropianit, Francë-Portugali, kanë dalë emrat e lojtarëve favoritë për të fituar “Topin e Artë”.

I pari në listë është ylli portugez Kristiano Ronaldo, që nëse triumfon sot do të gdhendi  emrin e tij në historinë e luzitanëve.

Kliko per me shume info

“CR7” këtë vit ka fituar edhe trofeun prestigjioz të Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit. Rivali kryesor i portugezëve duket se do të jetë Antoni Grizman, nënkampion i Champions-it me Atletikon, dhe golashënuesi më i mirë i Evropianit me 6 gola.

Listës nuk i ndahet asnjëherë 5 herë fituesi i “Topit të Artë” Lionel Mesi, që megjithëse këtë vit nuk ka fituar shumë trofe, mbetet lojtari me hijen më të rëndë për çmimin prestigjioz.

Lista e 14 lojtarëve favoritë:

Kristiano Ronaldo

Antoni Griezmann

Lionel Mesi
Gareth Bale
Gianluixhi Bufon
Neymar
Dimitri Paje
Luis Suarez
Pol Pogba
Robert Levandovski
Andres Iniesta
Rijad Mahrez
Luka Modriç
Tomas Muller

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here