“Lazarati” i dytë, në aksionin e radhës asgjesohen 8000 rrënjë kanabis

Kliko per me shume info

kanabis-vloreVijojnë aksionet anti-kanabis në zonë e Pukës. Blutë e komisariatit të qytetit verior në aksionin e radhës arritën të asgjësonin disa parcela me më shumë së 8000 rrënjë Kanabis Sativa.

Lënda narkotike u gjet në masivet pyjore të Njësive Administrative Gjegjan e Qelëz. Në Malin e Seftës në Gjegjan, blutë e Pukës kanë gjetur disa parcela më 7000 rrënjë Kanabis, ndërkohë që pranë parcelave janë gjetur prova të mjaftueshme që pritet të çojnë në zbulimin e kultivuesve.

Kliko per me shume info

Edhe në Qelëz pranë zonës së njohur si “Hamalla e Dedës” në fshatin Dedaj u gjetën disa parcela të tjera ku janë asgjësuar edhe 1000 rrënjë kanabis. Prej një muaji efektivët e policisë së Pukës zhvillojnë thuajse çdo ditë aksione anti-kanabis, çfarë lë të kuptohet për kultivimin masiv të hashashit në malet e veriut shqiptar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here