Shisnin kanabis në Durrës, arrestohen në flagrancë dy të rinj

Kliko per me shume info

polici durresArrestohen në flagrancë dy të rinj nga Durrësi, që merreshin me shitje të lëndëve narkotike.

Renato Istrefi, 18 vjeç dhe Ardit Danaj, 24 vjeç, të dy banues në Shkallnur, u arrestuan në lagjen Nr. 13, Plazh.

Kliko per me shume info

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Renato Istrefit, iu gjetën disa doza me kanabis sativa.

Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, uniformat blu ushtruan kontroll edhe në banesën e Ardit Danajs, ku u gjetën bimë kanabis të mbjella në vazo.

Policia thotë që të dy të arrestuarit kishin si qëllim shitjen e lëndës narkotike kundrejt një shume të caktuar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here