Kamikazi hedh veten në erë pranë konsullatës amerikane në Jeddah

Kliko per me shume info

jemenNjë kamikaze ka hedhur veten në erë në afërsi të konsullatës amerikanë në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite. Lajmi konfirmohet nga ministria e Brendshme vendase.

Nga ky sulm kanë mbetur të plagosur edhe dy oficerë të sigurisë, por fatmirësisht nuk ka viktima. Sulmi erdhi në orët e para të ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kliko per me shume info

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte në dijeni të shpërthimit të së hënës, duke shtuar se mund të konfirmojë se i gjithë personeli i konsullatës është në rregull dhe nuk kanë asnjë dëmtim.

Ambasada e SHBA në Arabinë Saudite ka lëshuar një paralajmërim pas sulmit, duke u bërë thirrje amerikanëve që të marrin masa kur udhëtojnë në të gjithë vendin, për shkak të rrezikut.

Militantët sulmuan konsullatën Jeddah në vitin 2004, duke lënë nëntë të vdekur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here