Jose Mourinho largon shqiptarin nga Manchester United

Aktualitet

januzajShkëlqimi dhe rënia e një ylli. Adnan Januzaj nuk gjen paqe. Pas rikthimit te Manchester United që zotëron edhe kartonin e tij, mesfushori me origjinë shqiptare është stacionuar vetëm për disa javë në radhët e “Djajve të Kuq” pasi e ardhmja e tij është larg “Old Trafford”. Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij mesfushorin që tashmë duhet të kërkojë një destinacion të ri për të treguar vlerat e tij.

Stacioni i tij i radhës mund të jetë Milano me destinacion skuadrën kuqezi të drejtuar nga Vincenzo Montella. Trajneri italian ka shprehur interesin për ta afruar në grupin e tij lojtarin me pasaportë belge, i cili u la jashtë listës së Euro 2016 nga trajneri Wilmots. Mediat italiane raportojnë se Milani a nisur kontaktet për ta huazuar me të drejtë blerjeje në fund të sezonit edhe pse drejtuesit e klubit nuk janë bindur ende plotësisht, duke parë eksperiencën e dështuar të Januzajt te Borussia Dortmund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka një kontratë që e lidh me Manchester United deri në vitin 2018 dhe një pagë prej 2.5 milionë Euro në sezon. Te Milani, sulmuesi me origjinë shqiptare do të kompletonte repartin e sulmit ku janë projektuar edhe Niang, Lapadulla, Luiz Adriano e Suso.

Januzaj mbetet ende larg fanelës kuqezi pasi bisedimet nuk janë futur ende në rrugën e duhur. Manchester United kërkon që në kontratë të përfshihet ika që e detyron Milanin ta blejë përfundimisht, por Adriano Galliani ka dyshime për formën e sulmuesit, i cili ka gjetur shumë pak hapësira gjatë sezonit të shkuar, duke humbur terren në hierarkinë e futbollit europian edhe pse pak vite më parë cilësohej si një nga lojtarët më interesantë në qarkullim.ssport

ME TE LEXUARAT