Joachim Low: Italia një bunker i vështirë, por do ta thyejmë

Kliko per me shume info

lowTrajneri i kombëtares gjermane të futbollit, Joachim Low, vijon të “thumbojë” rivalin e radhës në Euro 2016, kombëtaren e Italisë, në prag të përballjes që dy ekipet do të zhvillojnë nesër në mbrëmje në çerekfinale.

Megjithatë, trajneri që 10 vite më parë ishte zëvendësi i Klinsmann në humbjen që Gjermania pësoi nga Italia në gjysmëfinalet e Botërorit, shprehet se duhet kujdes. “Mjafton një gabim dhe jemi në shtëpi.

Kliko per me shume info

Një ndeshje nis barazim, andaj kemi 50% të shanseve për të shkuar më tej. Do të japim maksimumin për t’ia dalë mbanë”, thotë Low.

Low shpreson shumë që pas triumfit në Botëror të bëjë të njëjtën gjë edhe në Europian, duke përsëritur suksesin e Spanjës (Botërori 2010 + Europiani 2012).

“Djemtë janë të karikuar dhe përgatitur mirë për këtë sfidë. E pranoj, është sfida më e vështirë deri më tani në turne. Janë një ekip që mbyllen mirë, janë artistë në këtë drejtim dhe do të përdorin “bunkerin”. Por ne jemi të fortë në sulm dhe do të dimë se si t’i zbërthejmë dhe t’u shënojmë”, shprehet Low.

Gjermania nuk ka fituar asnjë nga përballjet zyrtare ndaj Italisë në Botërorë apo Europiane. Edhe 4 vite më parë, ishte Italia ajo që eliminoi gjermanët në gjysmëfinalet e Euro 2012.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here